Solidariteti i Femrave të Friburgut

Dhuna ndaj femrave egziston në të githa kategoritë shoqërore, pamvarësisht prej kontekstit ekonomik, edukativ, religjioz apo shoqëror. Kjo dhunë është e papranueshme dhe se nuk arsyetohet asesi, në asnjë rast.

Për tu larguar – është e mundshme !

Nëse :

  • partneri juaj ju nënçmon, ju kanoset ose ju maltreton,
  • jetoni në një ambient frige apo agresioni,

ju keni të drejtë, në bazë të artikullit 175 të Kodit Civil Zvicëran, të largoheni nga shtëpia juaj së bashku me fëmijët tuaj.

Ku me shkuar?

Mundeni të merrni kontakt me shoqatën Solidarité Femmes (Solidariteti i Femrave të Friburgut) e cila ju propozon një strehim të përkohshëm. Do të jetoni në bashkësi me femra tjera dhe fëmijët e tyre dhe të cilat kanë pasur përvoja të ngjajshme me tuajën.

Solidariteti i Femrave do të ju ofron…

një mbështetje psikologjike dhe një përcjellje në procedurat juridike dhe administrative. Ne e mbrojmë anën tuaj kundër dhunës dhe punojmë në interesin tuaj.

Ne jemi këtu për të ju informuar dhe për të ju mbështetur. Megjithatë, ju mbeteni e pamvarur dhe vetëm juve ju takon të merrni ndonjë vendim që i përket ardhmërisë tuaj.Mungesa e mjeteve nuk është pengesë për strehimin tuaj: ne do të kërkojmë zgjidhje së bashku.

Mundeni të kontaktoni Solidaritetin e Femrave… 026/ 322.22.02

përmes telefonit, natë e ditë. Adresa mbahet sekrete për shkaqe sigurie.

Nëse është e mundur, merrni me vehte …

dukumentat tuaj personal dhe të fëmijëve tuaj (pasaportat, lejeqëndrimet, librezën familjare), një çertifikatë të mjekut, të holla, veshmbathje si dhe lojërat e preferuara të fëmijëve tuaj.